Mësohet paga që kërkon Franck Kessie që të vazhdojë me Milanin

Prishtinë | 09 Nën 2021 | 21:40 | Nga Ekonomia Online

Milani thuhet se e ka ngritur ofertën e tyre për Franck Kessie në 6.5 milionë euro në sezon, por mesfushori kërkon afër 9 milionë euro për të nënshkruar kontratën e re.

Marrëveshja e tij aktuale do të skadojë në qershor 2022, që do të thotë se ai do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit dhe në gjendje të largohet falas nga klubi.

Negociatat janë ndalur për javë të tëra dhe eksperti i lajmeve për transferimet, Gianluca Di Marzio, ka dhanë një përditësim të fundit në Sky Sport Italia.

Ai raporton se oferta nga Milani ka arritur në 6.5 milionë euro plus bonuse.

Megjithatë, është ende shumë larg kërkesës që kanë bërë agjentët e Kessie, e cila është 9 milionë euro në sezon.

Nëse ai nuk ul kërkesat, atëherë çdo mundësi për një marrëveshje është e largët.

Mundësia e vetme e Milanit për të marrë para nga Kessie do të ishte shitja në janar, me Manchester United, Arsenal dhe Paris Saint-Germain që besohet të jenë të interesuar për yllin e kuqezinjve. /Telegrafi

Të ngjashme