Paul Pogba nesër do të zyrtarizohet si futbollist i Manchester Unitedit
E përditshmja spanjolle, Marca ka shkruar se Paul Pogba nesër (e hënë) do të zyrtarizohet si futbollist i ri i Manchester Unitedit.
Burime të saj thonë se Pogba do të nënshkruaj kontratë pesë vjeçare, ndërsa Juventus do të përfitojë 120 milionë euro, duke u bërë transferimi më i shtrenjtë në histori.
Pogba po ashtu do të bëhet një nga më të paguarit në botë, pasi do të përfitojë nga 18 milionë euro në sezon.