Mësohet se sa do të mungojë Granit Xhaka, pas lëndimit në mesjavë

Prishtinë | 20 Qer 2020 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka, pritet t’i mungojë Arsenalit së paku për tre javë, pas lëndimit që mori në ndeshjen ndaj Manchester Cityt.

Pas tre muajve pauzë shkaku i koronavirusit, Premier Liga u rikthye në mesjavë në aksion me ndeshjet e javës së 29-të.

Manchester City shënoi fitore ndaj Arsenalit, teksa në këtë ndeshje pësoi lëndim dhe pritet të mungojë së paku për tre javë, raportojnë mediat angleze.

Të ngjashme