Mësohet struktura e Kupës së Italisë për sezonin e ardhshëm

Prishtinë | 22 Kor 2019 | 17:22 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit të Italisë ka zbuluar strukturën e Kupës së Italisë për edicionin e ardhshëm.

78 skuadra do të garojnë në edicionin  e ardhshëm të Kupës së Italisë, edicion që fillon më 4 gusht, përcjell lajmi.net.

Lazio është skuadra kampione në fuqi në këtë garë, pasi kishte mposhtur Atalantan 2:0 në finalen e sezonit të kaluar.

Secili raund i vitit 2019/20 do të ketë vetëm një ndeshje, përveç gjysmëfinales, që do të kontestohet në dy ndeshje.

Finalja do të luhet të mërkurën e 13 majit. 

Të ngjashme