Messi blen apartament në Milan

Prishtinë | 12 Gus 2020 | 08:17 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka blerë një apartament në penthouse shumë afër selisë se Interit në Milan

Duket se kjo do të jetë saga e kësaj vere, pasi që sonte SpotMediaset ka raportuar se argjentinasi ka blerë jnë apartament në Milan, shumë afër shtëpisë së babait të tij Jorge.

Shitësi i patundshmërive në zonën e Porta Nuova lajmëroj për këtë blerje dhe kjo ka mjaftuar që mediat italiane të fillojnë thashethemet për një kalim të tij në Inter.

Një burim i “mirë informuar”, ka thënë se Messi ka investuar shumë afër shtëpisë së babait të tij duke blerë një apartament luksoz.

Sipas La Gazzetta dello Sport, babai i Messi ka blerë shtëpi në milan për arsye fiskale.

Të ngjashme