Messi dërgon fanella me nënshkrim në kompaninë Sinovac, siguron 50 mijë vaksina Covid-19 për futbollistët argjentinas

Prishtinë | 16 Pri 2021 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi ka ndihmuar në sigurimin e 50,000 dozave të vaksinës së COVID-19 për lojtarët e futbollit të Amerikës së Jugut, duke dërguar tri fanella me autograf në firmën farmaceutike kineze Sinovac.

Marrëveshja u ndërmjetësuar nga presidenti i Uruguait, Luis Lacalle Pou, shkruan The Guardian.

“Ideja është të vaksinohen të gjitha ekipet e divizionit të parë të Argjentinës, ka thënë Belloso, siç citohet nga The Guardian.

Plani është të vaksinohen të gjithë lojtarët përpara turneut të futbollit “Copa América”, i cili është planifikuar të fillojë në qershor.

“Drejtorët e Sinovac manifestuan admirimin e tyre për Lionel Messin, i cili me mirësi na dërgoi tre fanella për ta”, ka shkruar në Tëitter zyrtari i CONMEBOL, Gonzalo Belloso.

“Ne duam që të gjithë futbollistët të vaksinohen përpara Copa América sepse secili prej tyre mund të thirret për të luajtur”, deklaroi ai.

Qeveria argjentinase së pari do të duhet të aprovojë vaksinën e Sinovac përpara se lojtarët argjentinas të marrin, thuhet në raport. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme