Messi dhe Neymar udhëtuan në një avion për të luajtur kundër njëri-tjetrit

Prishtinë | 09 Nën 2016 | 08:59 | Nga

Lionel Messi ka udhëtuar sot me avionin privat të Neymarit, për të shkuar në Belo Horizonte, ku Brazili do të prese Argjentinën, të enjten në ndeshjen eliminatore për Botërorin 2018.

Bashkë me ta ishte edhe mesfushori argjentinas i Barcelonës, Javier Mascherano, tre lojtarë që janë pasqyruar edhe me foto në rrjetet sociale.

Brazilianet janë kryesues të grupit amerikano-jugor, ndërkohë që kjo ndeshje është vendimtare për Argjentinën në rrugën e kualifikimit, pasi ndodhen në vendin e 6-të, kur katër të paret kualifikohen direkt për në Botërorin 2018

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme