As Messi dhe as Ronaldo, Ferdinand tregon kush do të shpërthejë në Kupën e Botës

Prishtinë | 15 Qer 2018 | 12:14 | Nga

Paul Pogba ka potencial të bëhet një lider në Kupën e Botës 2018, sipas legjendës së Manchester United, Rio Ferdinand.

Pogba ka pasur një sezon të përzier për klubin dhe kombëtaren e tij, duke ngritur pikëpyetje mbi vendin në ekipin e Francës, si dhe të ardhmen në “Old Trafford”.

Megjithatë, ai duket i vendosur për të luajtur për “Les Bleus” në ndeshjen e parë të Botërorit kundër Australisë, të shtunën, ndërsa Rio Ferdinand beson se francezi ka aftësinë për të lënë shenjën e tij në skenën botërore.

“Pogba ka aftësinë të shkojë atje dhe të dominojë në Kupën e Botës. Ai është një futbollist fantastik”, tha Ferdinand për “Goal”. “Por, problemi në këtë moment është presioni; si i trajton pritshmëritë e një kombi dhe si mund të merresh me atë presion”.

“Pogba është i dëshpëruar për të lënë shenjën e tij në lojë dhe do të kërkojë të japë gjithçka në Kupën e Botës. Ai, definitivisht, pa dyshim në mendjen time, ka aftësinë për ta bërë atë. Mund ta vendosë veten në rolin e liderit të padiskutueshëm në këtë hapësirë kohore, brenda një turneu”, shton ish-kapiteni i “Djajve të Kuq”.

Më herët, Pogba është krahasuar me mesfushorët e Francës, Michel Platini dhe Zinedine Zidane, raporton Tele Sport.

Ferdinand këmbëngul se mungesa e medaljeve të arit në nivel kombëtar është një nga arsyet kryesore pse Pogba nuk është në të njëjtin nivel dhe inkurajon 25-vjeçarin që ta përfundojë karrierën e tij te Manchester United:

“Ju nuk mund të krahasoni Pogba me Platini dhe Zidane, akoma. Ata të dy hyjnë në një stratosferë të ndryshme me atë që kanë bërë në futboll, në drejtim të fitimit të trofeve. Pogba ende ka një karrierë për të përfunduar, para se ta krahasoni me lojtarë si këta”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme