Messi dhe Suarez i bashkohen Barcelonës në turneun para sezonal

Prishtinë | 26 Kor 2019 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi dhe Luis Suarez u kthyen në Barcelonë të premten dhe të dy konfirmuan që do të udhëtojnë së bashku me Arturo Vidal, Philippe Coutinho dhe Arthur Melo në Shtetet e Bashkuara më 5 gusht për ndeshjet kundër  Napolit në Miami më 7 gusht dhe Detroit më 10 gusht.

Të pesë lojtarët e Amerikës së Jugut ishin pjesë e ekipeve të tyre përkatëse të Copa America dhe pastaj shkuan në pushime, por Luis Suarez dhe Lionel Messi i lanë pushimet e tyre për pesë ditë mëherët  për t’u kthyer në Barcelonë të premten.

Të pesë lojtarët pritet të ribashkohen me ekipin në ndeshjen me Arsenalin më 4 gusht për trofeun Joan Gamper.

Të ngjashme