Messi dhe Suarez në drekë së bashku në Madrid

Prishtinë | 19 Maj 2021 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Largësia nuk është dëshmuar të jetë pengesë për miqësinë mes Luis Suarezit dhe Lionel Messit, pasi dyshja sulmuese drekuan së bashkua në kryeqytetin spanjoll të martën.

Messi dhe Suarez kaluan shumë vjet së bashku në Barcelonë, para se klubi ta largonte uruguaianin verën e kaluar, raporton Gazeta Express.

Derisa Messi e Barcelona nuk kanë më shanse ta fitojnë La Ligën, Suarezi dhe Atletico e tij kanë.

Me siguri ata e diskutuan çështjen e titullit në ligë dhe nuk ka dyshim se Messi do të shpresojë se Atletico do ta fitojë trofeun para Real Madridit.

Të pakta janë miqësitë e suksesshme si ajo e Messit me Suarezin në Camp Nou, e cila ishte kyçe në triumfin e fund të Barcelonës në Ligën e Kampionëve më 2015.

Atletico bëri lëvizje mjeshtërore kur e lejoi Alvaro Moratan t’i bashkohet Juventusit për t’i liruar vend ardhjes së Suarezit.

Drejtuesit e Barcelonës kishin vlerësuar se Suarezit ishte i vjetër dhe jashtë formës, por uruguaiani e dëshmoi të kundërtën këtë sezon në fanellën e klubit madrilen, duke i udhëhequr drejt titullit në ligë. /Gazeta Express/

Të ngjashme