Messi duket më i lumtur tani por s’e di nëse do të qëndrojë, thotë Pique

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Gerard Pique ka thënë se nuk ka njohuri të brendshme për të ardhmen e Lionel Messit në Barcelonë, megjithëse i kaloi 13 vjet përkrah tij në Camp Nou, por e pranon se argjentinasi po duket më i lumtur tani, derisa është duke e menduar vendimin rreth kontratës.

E gjithë vëmendja në Katalonjë është te gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, pasi atij do t’i mbarojë marrëveshja me Barçën në fund të këtij sezoni, pra në verë, transmeton Gazeta Express.

 Si njeri i një klubi, këputja e lidhjeve me Barçën nuk do të ishte e lehtë, por në vitin 2020 ai bëri përpjekje për t’u larguar dhe deri tani nuk ka asnjë marrëveshje me klubin për ta vazhduar kontratën.

I pyetur për të ardhmen e bashkëlojtarit të tij ikonë dhe për vendimet që do të merren së shpejti, Pique tha: “Nuk mund të them se çfarë do të ndodhë me të”.

“Mendoj se në muajt e fundit ai po duket më i lumtur. Kjo është më rëndësi. Ai ka ndikim në tërë ekipin sepse është kapiteni i këtij ekipi”, theksoi mbrojtësi spanjoll.

Pique shtoi: “Messi ka qenë në ekip me ne për shumë vite. Ne e njohim atë shumë mirë dhe do ta mbështesim vendimin e tij. Ne duhet të jemi mirënjohës për atë që e ka bërë ai”.

Të ngjashme