Messi “e bindi” Pogban me një çaj Rusi për të kaluar te Barcelona

Prishtinë | 17 Nën 2018 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Një takim i Leo Messit me Paul Pogban në Dubai po diskutohet shumë në mediat ndërkombëtare. Ylli argjentinas është parë në një takim relaksues më mesfushorin francez për të hapur shumë dilema.

Një gazetë argjentinase shkruan se Messi ka folur me Pogban mundësinë që francezi të bashkohet me Barcelonën në janar.

Mesfushori i Manchester United nuk po kalon sezon të kënaqshëm te Manchester United dhe raportet e tij me Jose Mourinhon vazhdojnë të jenë të ftohta.

Pogba në të kaluarën kishte thënë publikisht dëshirën e tij të madhe për të luajtur te Barcelona, por që çmimi i lartë i tij kishte qenë pengesë për këtë transfer.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme