Messi e ka marr seriozisht Kupën e Amerikës si asnjëherë me parë

Prishtinë | 05 Kor 2021 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Kur VAR vendosi se ndërhyrja e Piero Hincapie në Angel Di Marian ishte jashtë zonës së rreptësisë, lojtarët e Ekuadorit u lehtësuan paksa për një moment.

Por, shpejt u kujtuan se para topit ishte Lionel Messi dhe atë në një nga pozitat e preferuara të tij, afër portës.

Normalisht gjashtë herë fituesi i Topit të Artë nuk e lëshoi këtë mundësi për gol, por ajo që u bë hit në internet është përqendrimi dhe përgatitja paraprake. Nga shumë tifozë në rrjetet sociale kjo u cilësua si shenjë që Messi e ka marr seriozisht triumfin në këtë garë.

Aktualisht Leo është golashënuesi dhe asistuesi më i mirë i turneut me 4 gola dhe asistime.

Argjentina në gjysmëfinale luan kundër Kolumbisë, ndërsa në rast të fitores në finale pret Brazil-Peru. 

Të ngjashme