Messi e mposht Ronaldon si futbollisti më i paguar në botë

MADRID, SPAIN - DECEMBER 23: Cristiano Ronaldo (R) of Real Madrid and Lionel Messi (L) of Barcelona are seen during the La Liga match between Real Madrid and Barcelona at Santiago Bernabeu Stadium in Madrid, Spain on December 23, 2017. (Photo by Burak Akbulut/Anadolu Agency/Getty Images)
Prishtinë | 15 Sht 2020 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi e ka ruajtur vendin në krye të listës së Forbes për futbollistët më të paguar në botë, duke e lënë prapa Cristiano Ronaldon.

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, është futbollisti më i paguar në botë në vitin 2020, sipas revistës amerikane të biznesit, Forbes, transmeton Gazeta Express.

Forbes vlerëson se të hyrat vjetore të Messit janë 126 milionë dollarë (106 milionë euro), ndërsa të Ronaldos 117 milionë dollarë (98 milionë euro).

Neymari është i treti, ndërsa bashkëlojtari i tij te Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, i katërti.

Në top 10-she janë tre futbollistë të Premierligës, Mohamed Salah, Paul Pogba dhe David de Gea, si dhe Antoine Griezmann a Gareth Bale nga La Liga dhe Robert Lewandowski nga Bundesliga.

Lista e Forbes me 10 futbollistët më të paguar në botë.

Lionel Messi (Barcelona dhe Argjentinë) $126m

Cristiano Ronaldo (Juventus dhe Portugali) $117m

Neymar (Paris St-Germain dhe Brazil) $96m

Kylian Mbappe (Paris St-Germain dhe Francë) $42m

Mohamed Salah (Liverpool dhe Egjipt) $37m

Paul Pogba (Manchester United dhe Francë) $34m

Antoine Griezmann (Barcelona dhe Francë) $33m

Gareth Bale (Real Madrid dhe Uells) $29m

Robert Lewandowski (Bayern Munich dhe Poloni) $28m

David de Gea (Manchester United dhe Spanjë) £27m

Të ngjashme