Messi e pranon se mund të luajë për PSG-në

Prishtinë | 08 Gus 2021 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi po e mban konferencën lamtumirëse nga Barcelona në stadiumin ku kaloi shumë vite, “Camp Nou”.

Ai e nisi me lot në sy konferencën, ndërsa në vazhdim të saj u pyet edhe se a do të luajë për PSG-në në vazhdim.

Argjentinasi nuk e përjashtoi si mundësi dhe tha se ka marrë shumë telefonata.

“PSG është një mundësi, por asgjë nuk është vendosur ende. Kam marrë shumë telefonata pas komunikatës zyrtare të klubit” – u shpreh Messi.

Të ngjashme