“Messi është fantastik, por Maradona është nga një tjetër planet”

Prishtinë | 09 Maj 2020 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

S’ka asnjë si Maradona sipas Fabio Cannavaros.

Lionel Messi “është i madh”, thotë Fabio Cannavaro, por Diego Maradona sipas tij është më i miri i të gjitha kohëve.

Ai e konsideron fituesin e Kupës së Botës me Argjentinën në vitin 1986 nga një tjetër botë.

“Kam shumë respekt për Messin”, tha Cannavaro për Sky Sports .

“Për gjeneratën e re ai është një ndër më të mirët në botë”.

“Por Maradona është ndryshe për shkak të futbollit që dikur ka qenë ndryshe. Atë e godisnin shumë por gjithmonë e mbante kontrollin”.

“Messi është fantastik, por Maradona është nga një tjetër botë. Kurrë nuk e krahasoj atë me lojtar tjerë. Nuk e kam parë kurrë Pelen, por e kam parë Maradonën për shtatë vjet në çdo ndeshje”.

“Ai nuk është një ndër më të mirët në histori, është më i miri”. 

Të ngjashme