Messi është lodhur duke u fajësuar për çdo gjë te Barcelona

Prishtinë | 19 Nën 2020 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Superylli argjentinas Lionel Messi ka thënë se është i lodhur duke u fajësuar për problemet te Barcelona, pasi ai është akuzuar nga ish-agjenti i Antoine Griezmannit se ia ka vështirësuar jetën sulmuesit francez te klubi i La Ligas, raporton agjencia Reuters.

Eric Olhats e ka akuzuar Messin se ka tepër kontroll te Barcelona, duke thënë se kjo e ka bërë të vështirë për Griezmannin të adaptohet.

Messi, që është kthyer të mërkurën në Barcelonë pas ndeshjeve me Argjentinën, është pyetur në aeroport nga gazetarët për këtë çështje.

“E vërteta është se jam pak i lodhur që gjithmonë po jam problem për çdo gjë në klub. Pos kësaj, pas një fluturimi 15 orësh, autoritetet tatimore më kanë pritur. Është çmenduri”, ka thënë Messi.

Messi ka edhe një vit kontratë me Barcelonën. Ai u mundua të aktivizonte klauzolën për t’u larguar nga klubi, por në fund vendosi të qëndronte pasi nuk donte betejë ligjore me Barçën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme