Messi falënderon të gjithë për mirëpritjen e jashtëzakonshme

Prishtinë | 15 Gus 2021 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi duhet të presë edhe pak për të bërë debutimin e tij në Paris Saint-Germain, por magjistari argjentinas u kënaq nga pritja ‘e pabesueshme’ që mori nga tifozët teksa u prezantua të shtunën në Parc des Princes.

Messi e përmbysi botën e futbollit këtë javë kur u largua nga Barcelona pas 21 vitesh për t’u bashkuar me klubin nga kryeqyteti francez.

Dhe ndërsa ai nuk është plotësisht gati për të luajtur për PSG, ai tashmë ka bërë një përshtypje të madhe tek mbështetësit e tij të rinj.

Messi u bashkua me Sergio Ramos, Georginio Wijnaldum, Achraf Hakimi dhe Gianluigi Donnarumma të shtunën në fushë për prezantimin e tyre zyrtar para tifozëve në Parc des Princes.

Pesë nënshkrimet e verës parakaluan rreth stadiumit para ndeshjes së PSG-së në Ligue 1 me Strasburgun, me Leon që pa dyshim mori një ovacion të madh dhe ndihet i lumtur tashmë me mikpritjen.

“Ka qenë një javë shumë e veçantë, dua të falënderoj të gjithë për mikpritjen e tyre”, ka thënë fillimisht Messi në fushën e Parc des Princes pas prezantimit.

“Ishte e pabesueshme, ndihem aq i lumtur, shpresëdhënës dhe i kënaqur që po përjetoj këtë fazë të re”.

“Shpresoj që të mund ta shijojmë këtë vit”, përfundoi ylli argjentinas. /Telegrafi

Të ngjashme