Messi fiton garën për golin e sezonit në Ligë e Kampionëve

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Gjuajta brilante e Lionel Messit nga gjuajtja e lirë ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, është zgjedhur goli më i mirë i sezonit nga UEFA.

Ylli i Barcelonës i la të gjithë të befasuar me gjuajtjen e lirë në gjysmëfinale të garës më të madhe për klube në Evropë ndaj The Red në muajin e kaluar.

Argjentinasi bëri një gjuajte nga 27 metra mbi murin e gjallë të Liverpoolit, duke shënuar më pas në portën e Alisson Becker, i cili u zgjatë, por nuk arriti ta ndalte goditjen që përfundoi në këndin e portës

Barcelona ishte duke fituar në Camp Nou 3-0 ndaj Liverpoolit, gjersa ishin bërë gati edhe për finalen e madhe në Madrid, por gjërat shkuan ndryshe.

Në Anfield, The Reds i turpëruan katalunasit, duke përmbysur rezultatin në 4-0, për të kaluar kështu në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, më pas duke e fituar trofeun ndaj Tottenham Hotspurit.

Por, goli i shënuar nga Messi ishte një bukuri e rrallë, e që nga UEFA u zgjodh si goli i sezonit, por që edhe tifozët e kanë pranuar si goli më i miri.

Të ngjashme