Messi: Golat nuk janë gjithçka në futboll, nuk jetoj për të shënuar

Prishtinë | 27 Tet 2019 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka zbuluar sesi përvoja e bërë e ka zhvilluar lojën e tij në sezonet e fundit.

32-vjeçari ka përfituar nga shtyrja e El Clasicos, për të bërë një intervistë të thelluar me mediumin argjentinas TyC Sports në lidhje me karrierën e tij deri sot.

Krahas prekjes në karrierën e tij me skuadrën kombëtare të Argjentinës, Messi ka shpjeguar gjithashtu se si loja e tij është zhvilluar kur hyri në të tridhjetat e tij.

“Jam rritur dhe tani mund ta lexoj më mirë lojën”, ka thënë fillimisht Messi për TyC Sports.

“Unë e di kur do të përfshihem në lojë, dhe si të jesh efektiv në kohën e duhur”.

“Ka raste në ndeshje kur nuk kam nevojë të përfshihem, por nëse kaloj shumë kohë pa top unë mund të lë lojën”.
“Më pëlqen të arrij në zonë dhe të shënoj, por nuk jetoj për të shënuar gola”, përfundoi ylli argjentinas.

Messi ka duruar një dëmtim në fillimit të sezonit 2019-20, por ai ka arritur të shënojë tre gola në pesë starte në ndeshjet e La Ligas dhe Ligës së Kampionëve.

Të ngjashme