Messi humb Getafen, në dyshim edhe për sfidën ndaj Interit

Prishtinë | 26 Sht 2019 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Pas disa minutave të diskutuara në Dortmund dhe Granada, Lionel Messi u rikthye si titullar me Barcelonën në sfidën e dy ditëve më parë, atë ndaj Villarealit, por ishte i pafat, pasi pësoi një tjetër dëmtim.

Ylli argjentinas la fushën e lojës për një problem muskulor, ndërsa sipas mediave spanjolle, është e sigurt mungesa e tij në sfidën e fundjavës ndaj Getafes, por rrezikon edhe prezenca në ndeshjen ndaj Interit në “Camp Nou”, më 2 tetor, shkruan TCh.

Gjatë ditëve në vijim priten të tjera përgjigje nga gjendja fizike e Messit, teksa nëse do të konfirmohet mungesa e tij në Champions, atëherë Valverde duhet të shqetësohet, pasi Barça nuk ia doli të fitojë as në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.

Të ngjashme