Messi i 10-i në listën e më të mirëve të vitit nga Marca

Prishtinë | 31 Dhj 2020 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka rënë në pozitën e 10-të në listën e 100 lojtarëve më të mirë të botës për vitin 2020, të publikuar nga “Marca” të enjten.

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, është spanjolli i renditur më së larti në listë nga La Liga, në vendin e katërt, prapa top-treshes, Robert Lewandowskit e Joshua Kimmichut të Bayern Munichut dhe Kylian Mbappes të Paris Saint-Germainit.

I shtati në listën e gazetës spanjolle “Marca” është lojtari tjetër i La Ligës, Karim Benzema, që luan me Real Madridin.

Në top 50-she janë të renditur edhe Toni Kroos, Luka Modriq, Marc-Andre Ter Stegen, Thibaut Courtois, Joao Felix, Jules Kounde, Jan Oblak, Feder Valverde, Ansu Fati, Frenkie de Jong dhe Jesus Navas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme