Messi i kërkon Rakitiçit të mos largohet nga Barcelona

Prishtinë | 12 Mar 2018 | 11:20 | Nga

Messi e do Rakiticin në Barcelonë edhe sezonin e ardhshëm.

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është duke tentuar që ta bindë Ivan Rakitiçin të qëndrojë në klub pavarësisht interesimit nga Premierliga, raporton “Don Balon”, transmeton Gazeta Express.

Raportohet se Rakitici ka zgjuar interesimin e Manchester Unitedit dhe Liverpoolit, që duan ta largojnë 30 vjeçarin nga “Camp Nou”.

Por, Messi do që kroati, i cili ka kontratë deri më 2021, të qëndrojë në Spanjë.

Ai është shokë me Rakiticin dhe i ka kërkuar që mos e lërë Barcelonën, që është afër një tjetër titulli në La Liga.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme