Messi i zhgënjyer pas publikimit të kontratës së tij

Prishtinë | 31 Jan 2021 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Sipas të afërmve të lojtarit, Messi është i zhgënjyer me situatën në lidhje me kontratën e tij që u publikua nga El Mundo.

Messi beson se ajo ka rrjedhur nga dikush brenda klubit.

Kanë qenë vetëm katër kopje të kontratës, një Messi, Barcelona, La Liga dhe avokatët e Messit.

Kurse, vetëm pesë persona kanë qenë në dijeni për detajet e kontratës së Messit me Barcelonën.

Raportohet se Messi do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj gazetës El Mundo dhe gazetarit personalisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme