Messi insiston: Nuk jemi kandidat për Botërorin

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 08:59 | Nga

Messi thotë se Argjentina nuk është në mesin e favoritëve për të triumfuar në Rusi.

Lionel Messi ka shkëlqyer në miqësore me Haitin, duke shënuar het-trik në fitoren 4-0 të Argjentinës, për t’i dhënë sinjale kundërshtarëve se mund të bëjnë diçka më shumë në Kupën e Botës.

Por, vet numri 10 magjik i Barcelonës ka hedhur poshtë mundësinë që Argjentina të jetë njëra prej atyre Kombëtareve që ka shanse të fitojë Botërorin.

“Do të shkojmë në Rusi të gjithë për të njëjtën arsye, Kupa e Botës është ëndrra jonë, ëndrra e vendit tonë. Nuk jemi kandidat, por jemi mirë, po stërvitemi dhe po përmirësohemi çdo ditë”, tha Leo.

“Kemi lojtarë të mirë dhe po bëhemi edhe më të fortë për të luftuar si të barabartë me të gjithë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme