Messi jashtë listës së PSG, kthehet në Barcelonë

Prishtinë | 20 Gus 2021 | 19:32 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi nuk do të debutojë as sonte me fanellën e PSG, pasi nuk është i përfshirë në skuadër.

Lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi, nuk është përfshirë në skuadër për ndeshjen që PSG e luan ndaj Brest, kësisoj debutimi i tij me fanellën e PSG do të vonojë.

Këtë kohë të lirë, argjentinasi e ka shfrytëzuar që të kthehet në shtëpinë e tij, në Barcelonë, raporton ‘Mundo Deportivo’.

Messi do ta kalojë vikendin në Barcelonë, para se të kthehet për të vazhduar seancat stërvitore me PSG.

Mauricio Pochettino nuk dëshiron ta luajë Messin në skuadër, derisa argjentinasi të kap ritmin e duhur.

Kujtojmë se Messi nuk stërvitej në fazën para-sezonale, pasi zgjati pushimet e tij, shkaku që ishte i angazhuar në Kupën e Amerikës me Argjentinën.

Të ngjashme