Messi kërkon një përforcim te Barcelona nga Bayern Munich

Prishtinë | 06 Shk 2018 | 10:30 | Nga

Lionel Messi ka një kërkesë për drejtuesit e Barcelonës. Ai dëshiron që klubi katalan ta transferojë mbrojtësin e Bayern Munichut, David Alaba, shkruan “Don Balon”.

Thuhet se Barça i ka kërkuar Messit të ofrojë një përzgjedhje të mbrojtësve të krahut për t’i bërë konkurrencë mbrojtësit të majtë Jordi Albas në skuadër, me 25-vjeçarin Alaba që është aprovuar nga superylli argjentinas.

Emrat tjerë në listën e dëshirave të Messit thuhet të jenë Marcos Alonso i Chelseat dhe Jose Gaya i Valencias.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme