Messi: Kështu s’mund të shkojmë larg në Champions League

Prishtinë | 20 Shk 2020 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Ditët e fundit Barcelona është vënë në qendër të një skandali që shpërtheu pas zbulimit të Cadena Ser në lidhje me kontratën e klubit me kompaninë I3 Ventures për të diskredituar në rrjetet sociale disa futbollistë dhe për të mbrojtur reputacionin e presidentit Bartomeu.

Lionel Messi është i vetëdijshëm se me situatën dhe formën aktuale, Barça s’mund të shkojë larg në Ligën e Kampionëve, trofe që i mungon që nga viti 2015 dhe ishin afër sezonin e kaluar, pas fitores së parë kundër Liverpoolit prej 3-0 në gjysmëfinale, por ‘Redsat’ përmbysën gjithçka në sfidën e kthimit.

Leo u hap për shumë tema në një intervistë të gjatë për ‘Mundo Deportivo’.

“Është e vërtetë se nëse duam të kualifikohemi në Champions League, duhet të rritemi si skuadër, sepse mendoj që sot, nuk është e mjaftueshme për ne që të luftojmë për Ligën e Kampionëve”, u shpreh Leo.

Messi deri më tani ka shënuar 19 gola në 27 paraqitje, shifra jo të zakonshme tani për tani pasi vazhdimisht ka shënuar mbi 50 e 60 gola në sezon.

Të ngjashme