Messi, kontratë 5 vjeçare, 20 milionë euro në sezon

Prishtinë | 14 Kor 2021 | 17:17 | Nga Ekonomia Online


Pesë sezone më shumë në “Camp Nou”, 20 milionë euro në sezon, arrihet akordi mes Barçës dhe Messit

Telenovela e rinovimit të Leo Messi së shpejti do të marrë fund.

Siç njoftojnë “Sport dhe “L’Esportiu”, tashmë është arritur marrëveshja midis palëve dhe mungon zyrtarizimi, raporton Gazeta Express.

Leo është pajtuar të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me klubin e fëmijërisë, ku do të fitojë 20 milionë euro në sezon, jo shifra të larta në krahasim siç ishte raportuar javëve të fundit.

Nëse kjo del të jetë e vërtetë, atëherë Messi me kontratën e re, do të fitojë diku rreth 40 përqindëshin e rrogës që ka pasur në kontratën e fundit që i ka skaduar më 30 qershor.

Messi kishte oferta nga PSG dhe Manchester City, dhe ishte 99%, apo pothuajse 100% i sigurt që të largohet vitin e kaluar, por kundër dëshirës së tij qëndroi në “Camp Nou” dhe brenda një viti, me ardhjen e Joan Laportës, ndryshoi gjithçka dhe Messi, u pajtua që të vazhdojë të luajë në klubin e fëmijërisë, ku synon të fitojë shumë më shumë, pasi i beson projektit të presidentit të ri. 

Të ngjashme