Messi kthehet në fushën e blertë, magjitë e tij priten së shpejti

Prishtinë | 08 Maj 2020 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi dhe yjet tjerë të Barcelonës janë kthyer në stërvitje të premten.

Skuadra e madhe spanjolle ka punuar në “Cuitat Esportiva”, ndonëse në rrethana krejt të ndryshme nga ato të zakonshme.

Stërvitjet ishin individuale, ndërsa kanë filluar pasi lojtarët i janë nënshtruar testimeve për koronavirus të mërkurën.

Ka pasur hapësirë të mjaftueshme për lojtarët që të ushtrojnë, duke respektuar distancën sociale. Sipas faqes zyrtare të Barcelonës, lojtarët kanë bërë ushtrime të ndryshme me top dhe pa top.

“Lojtarët kanë ushtruar në termine të ndryshme nga mëngjesi. Kjo rutinë do të vazhdojë edhe të shtunën”, ka njoftuar Barcelona në faqen zyrtare.

Ndërkohë Real Madridi do të filloj stërvitjet të hënën. Plani është që prej 18 majit stërvitjet të bëhen në grupe prej gjashtë lojtarëve.

La Liga nuk ka caktuar datën e rifillimit, por kthimi në stërvitje është shenjë e mirë. Tifozët e futbollit brenda disa javëve pritet të shohin në aksion Messin dhe yjet tjerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme