Messi: Liga e Kampionëve është speciale

Prishtinë | 04 Tet 2018 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Nuk ka dyshim se Barcelona është duke e konsideruar si prioritet Ligën e Kampionëve në këtë stinor dhe këtë e ka thënë edhe Lionel Messi.

Messi ka qenë i pandalshëm në fitoren e katalonasve kundër Tottenhamit me rezultatin 4-2 në Wembley, ku Messi ishte protagonist pas shënimit të dy golave, transmeton Gazeta Express.

“Liga e Kampionëve është kremi mbi tortë për të gjithë”, tha ylli argjentinas pas ndeshjes.

“Por për të mbërritur në atë pjesë duhet të bësh mirë edhe në ligë dhe në kupë, duhet të paraqitesh mirë në ligë për t’u paraqitur mirë pastaj në Ligën e Kampionëve”.

“Nuk do ta lëmë anash asnjë kompeticion, Liga e Kampionëve është speciale por ne do të luftojmë për ligën dhe kupën”.

“Asnjëherë nuk është e lehtë të luash si mysafir në Ligën e Kampionëve e aq më pak të luash kundër një skuadre si Tottenhami”.

Barcelona dhe Interi janë në krye të tabelës me nga 6 pikë, kurse Tottenhami dhe PSV-ja janë me 0 pikë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme