Messi me efikasitet të hatashëm, kishte saktësi të pasimeve prej 92,1%

Prishtinë | 02 Qer 2022 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi e ka demonstruar edhe një herë se çfarë lojtari i madh është.

Në ndeshjen “Finalissima” në Wembley kundër Italisë, të cilën e fitoi Argjentina me rezultat 3:0, numri 10 i bëri 63 pasime drejt bashkëlojtarëve.

Dhe, sipas “OptaJavier”, futbollisti i Paris Saint-Germainit e pati një saktësi të jashtëzakonshme prej 92,1%, përcjell “Gazeta Express”.

Vetëm një herë në karrierën e tij, ish-futbollisti i Barcelonës, duke i konsideruar ndeshjet në të cilat i ka bërë mbi 40 pasime, kishte arritur ta kishte një efikasitet aq të lartë.

Bëhet fjalë për ndeshjen e Botërorit 2014 kundër Iranit, kur shtatë herë fituesi i Topit të Artë e kishte një përqindje të jashtëzakonshme të efikasitetit prej 92,9%, por që në atë rast i kishte vetëm 43 pasime.

Si të mos mjaftonte kjo, shkruan “Gazeta Express”.

Messi ishte edhe lojtari që në harkun e 90 minutave e ka prekur më së shumti topin, 98 herë, i kishte më së shumti gjuajtje në portë, 8 dhe kishte më së shumti asistime në lojë, 4.

Messi po tregon se ende nuk është i mbaruar. 

Të ngjashme