Messi me mesazh emocionues pasi barazoi rekordin e Mascheranos te Argjentina

Prishtinë | 22 Qer 2021 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi dërgoi një mesazh te ish bashkëlojtari Javier Mascherano pasi i barazoi rekordin te Kombëtarja e Argjentinës.

Messi në ndeshjen ndaj Paraguait zhvilloi paraqitjen e 147-të, duke barazuar rekordin e Mascheranos që e arriti para tre viteve.

Dy lojtarët ishin bashkëlojtarë të Argjentina për 13 vite, derisa luajtën se bashku edhe te Barcelona mes viteve 2010 – 2018, ku fituan shumë trofe.

Me ndeshjen e fundit, ylli i Barcelonës i është bashkuar Mascheranos si lojtari me së shumti paraqitje në histori të Argjentinës dhe gjithashtu golashënuesi numër një me 73 gola.

Messi përmes një postimi në Instagram shkroi për këtë rekord të ri.

“Tjetër fitore e rëndësishme që të vazhdojmë të rritemi. Jam krenar që kam qenë në gjendje të vesh fanellën aq herë sa miku im Mascherano, që e dua shumë dhe kam respekt dhe admirim”, shkroi ai.

Ndeshja e radhës për Argjentinën është kundër Bolivisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme