Messi mund të suspendohet me katër ndeshje

Prishtinë | 18 Jan 2021 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Kartoni i kuq i Lionel Messit në finalen e Superkupës së Spanjës mund t’i kushtojë yllit argjentinas.

Kapiteni i Barçës u ndëshkua me karton të kuq në minutën e fundit të kohës shtesë, pasi goditi një kundërshtar me grusht. Ylli argjentinas mori kartonin e parë të kuq në karrierë me fanellën e Barcelonës në 753 ndeshje të luajtura, por grushti që i dha kundërshtarit pas koke mund ta rrezikojë shumë. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Messi mund të dënohet në katër ndeshje, që janë të vlefshme edhe për La Ligën dhe Kupën e Mbretit.

Sipas rregullores së La Ligas, veprimi i Messit konsiderohet si dhunë ndaj kundërshtarit dhe katër ndeshje është dënimi minimal.

Të ngjashme