Messi mungon ndaj Realit? Valverde ka një përgjigjje

Prishtinë | 03 Shk 2019 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi ishte në formë mbremë ndaj Valencias duke shënuar dy gola dhe duke e shpëtuar nga humbja skuadrën e tij.

Por, gjatë ndeshjes argjentinasi pësoi një lëndim që fillimisht u konsiderua i lehtë pasi që ai vazhdoi lojën deri në fund.

Megjithatë, pas ndeshjes u hodhën edhe dyshime se lëndimi i tij mund të jetë më serioz dhe ta humbas ndeshjen e së shtunës ndaj Real Madridit në Kupën e Mbretit, por një gjë të tillë nuk e thotë edhe trajneri katalanas.

“Mes të dielës dhe të hënës do të duhet të shohim saktësisht se si ai është dhe çfarë ka”, ka thënë fillimisht Valverde.

“Nuk e di saktësisht se çfarë është. Ky mund të jetë një siklet i vogël. Ne do të presim për të parë se çfarë thonë mjekët, pastaj vlerësojmë gjërat në bazë të kësaj”.

“Unë imagjinoj se ai nuk mund të jetë lëndim shumë i keq, por nuk jam në gjendje të zbulojë asgjë”, përfundoi Ernesto Valverde.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme