Messi mungon në ndeshjen e nesërme të PSG-së

Prishtinë | 21 Sht 2021 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Paris Saint-Germain do të jetë pa Leo Messin në ndeshjen ndaj Metzit, të mërkurën nga ora 21:00.

Argjentinasi iu nënshtrua disa ekzaminimeve mjekësore, të cilat konfirmuan një lëndim në gjurin e tij të majtë.

Gjashtë here fituesi i Topit të Artë do t’u nënshtrohet ekzaminimeve të reja mjekësore brenda 48 orëve, dhe, ndërkohë, ai nuk do të jetë në dispozicion të Pochettinos në ndeshjen e mesjavës.

Në tri ndeshjet që luajti, Messi nuk arriti të shënonte apo asistonte, duke mos pasur një nisje të mbarë të aventurës së tij të re.

Në anën tjetër, një lajm i mire vjen nga lojtarët e tjerë të dëmtuar të klubit nga “Parc des Princes”. Marco Verrati është rikthyer në stërvitje sot, teksa Sergio Ramos po vazhdon me stërvitjet individuale.

Të ngjashme