Messi mungon tri javë, nuk luan në “El Clasico”

Prishtinë | 21 Tet 2018 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, do të mungojë për tri javë pas lëndimit që pësoi në kraharor në fitoren e skuadrës së tij ndaj Sevillës të shtunën.

Argjentinasi la fushën qysh në pjesën e parë pasi kishte rënë keq në fushë, pas përplasjes në ajër me Franco Vazquezin.

Messi u largua në minutën e 26-të, ndërsa deri në ato momente ndihmoi me një gol dhe asist. Messi la fushën në kohën kur rezultati ishte 2 me 0, ndërsa në fund Barça fitoi 4 me 2.

Pas takimit Barcelona konfirmoi “thyerjen e kockave radiale në krahun e djathtë”.

Tani ai pritet të mungojë në Ligën e Kampionëve ndaj Interit në mesjavë dhe në “El Clasico” ndaj Realit të dielën e ardhshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme