Messi në histori të Barçës si lojtari me më së shumti trofe

Prishtinë | 13 Gus 2018 | 08:49 | Nga

Lionel Messi është bërë futbollisti më i suksesshëm në histori të Barçës pasi ndihmoi ekipin të fitojë Superkupën ndaj Sevillës të dielën.

Barça fitoi 2 me 1 me Messin që si kapiten çoi trofeun e madh.

Me këtë rast Messi arrin në 33 tituj të fituar në karrierë me Barçën, më shumë se secili lojtar në histori të klubit.

Ai ka fituar katër tituj të Ligës së Kampionëve, nëntë herë titullin e La Ligas, gjashtë Kupa të Mbretit, tri Kupa të Botës për klube, tri Superkupa të Evropës dhe tetë Superkupa të Spanjës. Messi ka fituar pesë herë edhe Topin e Artë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme