Messi në ndjekje të Suarez për golashënuesin më të mirë

Prishtinë | 08 Shk 2021 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Me gjithë spekulimet për të ardhmen e tij, Lionel Messi vazhdon të dëshmojë se është vendimtar për Barcelonën.

Superylli i katalunasve u inkuadrua në minutën e 57-të ndaj Real Betisit dhe i mjaftuan pak më shumë se dy minuta për të shënuar.

Me praninë e argjentinasit në fushë, Blaugranët u frymëzuan që ta fitonin takimin me rezultat 3-2

Goli i shënuar ishte i 13-ti për Messin në këtë sezon dhe ai është barazuar në listë me Youssef En-Nesyri të Sevillas.

Listën për golashënuesin më të mirë të La Ligas e udhëheq miku i afërt i 33-vjeçarit, Luis Suarez, i cili është duke shkëlqyer te Atletico Madridi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme