Messi në PSG, marrëveshja pranë finalizimit

Prishtinë | 06 Gus 2021 | 20:04 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi është shumë afër nënshkrimit të kontratës me Paris Saint-Germain.

Gazetari francez, Saber Desfarges raporton se Messi dëshiron të luajë për PSG-në dhe marrëveshje është pranë finalizimit.

“Lionel Messi në PSG, pothuajse marrëveshja e përfunduar. Vendimi i argjentinasit është marrë: ai dëshiron Parisin dhe është gati të luajë për klubin në kryeqytet” – shkroi ai në Twitter.

Ai dje u largua nga Barcelona dhe nuk u arrit një marrëveshje me klubin ku kaloi 17 sezone dhe arriti gjithçka si lojtar.

Të ngjashme