Messi nis negociatat me Barcelonën për rinovimin e kontratës

Prishtinë | 11 Maj 2021 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Barcelona dhe Leo Messi kanë nisur tashmë negociatat për rinovimin e kontratës së yllit argjentinas, e cila skadon më 30 qershor të këtij viti.

President i Barcelonës, Joan Laporta dhe baba i futbollistit, Jorge Messi kanë zhvilluar bisedime në ditët e fundit.

Në këto negociata të para midis Laporta dhe Jorge Messi po vendosen bazat e marrëveshjes.

Megjithatë, palët janë ende larg arritjes së një marrëveshje, por ajo që vlen të theksohet është se hapat e pare janë ndërmarrë dhe me një rezultat pozitiv.

Të ngjashme