Messi nis stërvitjet në prag të ndeshjes së Barçës kundër Interit

Prishtinë | 30 Sht 2019 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi u rikthye në stërvitje me Barcelonën të hënën në mëngjes, duke ia rritur vetes shanset për t’u paraqitur në ndeshjen e mesjavës në Ligën e Kampionëve kundër Interit.

Sulmuesi argjentinas e kompletoi një pjesë të seancës stërvitore me grupin kryesor të Barçës, në përpjekje për ta përshpejtuar riaftësimin nga lëndimi muskulor, të cilin e pësoi në fitoren 2:1 kundër Villarrealit të martën e kaluar.

Kapiteni i Barçës Messi u zëvendësua në pushimin mes pjesëve gjatë asaj ndeshjeje dhe mungoi në fitoren 2:0 kundër Getafes të shtunën.

32-vjeçari po paraqitjet për herë të parë titullar për gjigantin katalonas këtë sezon, pas problemit me lëndimin e pulpës së këmbës gjatë përgatitjeve parasezonale.

Superylli argjentinas duket të jetë përsëri i gatshëm për të luajtur të mërkurën në Camp Nou, kur Barcelona ndeshet me Interin në një ndeshje të Grupit F në Champions.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme