Messi një nga tatimpaguesit më të mëdhenj në Spanjë

Prishtinë | 10 Shk 2021 | 19:53 | Nga Ekonomia Online

Publikimi i detajeve të kontratës së Lionel Messit ka qenë pjesë e një debati të gjerë në Spanjë që kur El Mundo publikoi informacionin.

U shpjegua se kontrata katër-vjeçare e Messit, e nënshkruar në 2017, kishte vlerë 555 milionë euro për e cila skadon këtë verë.

Sipas El Periodico de Catalunya, kjo do të thotë që Messi do të ketë paguar një total prej 370 milionë euro për autoritetet tatimore spanjolle gjatë periudhës katër-vjeçare.

Kjo përfshin taksën e tij normale të të ardhurave prej 275 milionë euro, plus taksa të ndryshme të tjera.

Nga të ardhurat e tij fikse prej rreth 138 milionë euro në vit, Messi paguan afërsisht 70 milionë euro çdo vit.

Kjo e bën Messin një nga kontribuuesit kryesorë në arkat publike në Spanjë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme