Messi: Nuk e konsideroj veten më të mirin

Prishtinë | 05 Qer 2018 | 13:35 | Nga

Pesë herë Topi i Artë, Lionel Messi, ka thënë që nuk e konsideron veten të jetë lojtari më i mirë, dhe se sipas tij ai është vetëm një tjetër lojtar në fushë.

Kështu së paku ka thënë argjentinasi në një intervistë për Paper Magazine ku kishte pozuar me një dhi, çuditërisht kjo si referencë për lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave.

“Nuk e konsideroj veten më të mirin, mendoj që jam vetëm një lojtar tjetër. Në fushë, të gjithë jemi të njejtë kur fillon loja”, ka thënë Messi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme