Messi nuk është i sigurt nëse do të luajë në Kupën e Botës më 2022

Prishtinë | 01 Qer 2019 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Messi nuk e di nëse në vitin 2022, kur të jetë 34-vjeçar, do të zbresë në fushë për të luajtur në Botëror me Argjentinën.

Ylli i Argjentinës, Lionel Messi, ka bërë të ditur se nuk është i sigurt nëse do të jetë në gjendje të luajë në Kupën e Botës në vitin 2022 në Katar.

Atëherë, Messi do të jetë 34-vjeçar dhe thotë se gjithçka mund të ndodhë.

Argjentina ende po kërkon trofeun e parë të Kupës së botës që pas Diego Maradonas që i udhëhoqi ata drejt lavdisë në vitin 1986.

Mundësia e mirë është viti 2022 dhe deri atëherë, do të dali edhe ndonjë talent, por Messi nuk është i sigurt nëse do të jetë në Katar.

“Nuk e di nëse do të arrij Kupën e Botës në Katar”, tha Messi. “Zoti do të vendosë nëse është për mua apo jo”.

“Sot, ndihem mirë, shumë mirë psiqikisht, por jam pothuajse 32-vjeçar dhe nuk e di se si do të shkojnë punët”.

“Shumë gjëra mund të ndodhin, shpresoj të mos kem ndonjë lëndim serioz”, shtoi mes tjerash Messi për FOX.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme