Messi nuk ka kontaktuar me asnjë klub, pret fundin e sezonit për të vendosur

Prishtinë | 05 Shk 2021 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi nuk ka kontaktuar me Paris Saint-Germainin, Manchester Cityn apo cilindo klub tjetër, me gjithë spekulimet e shumta për të ardhmen e tij.

Sipas Goal, superylli i Barcelonës do të presë deri në mbyllje të sezonit për të vendosur nëse do të qëndrojë në Camp Nou ose do të largohet.

Kontrata e argjentinasit skadon në fund të qershorit dhe ai ka të drejtë të bisedojë me klubet e interesuara që tani, ndërsa PSG dhe City janë ndër skuadrat evropiane me të cilat është lidhur.

Sidoqoftë, Messi konsideron se është akoma herët dhe nuk ka biseduar me askënd, duke përfshirë trajnerët e skuadrave respektive, Mauricio Pochettino apo Pep Guardiola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme