Messi nuk lejoi transferimin e dy futbollistëve

Prishtinë | 04 Sht 2017 | 09:20 | Nga

Leo Messi ka ndalur afrimin në Camp Nou të dy përforcimeve potenciale, raporton gazeta spanjolle “Don Ballon”.

I pari ishte Iñigo Martínez. Numri 10 i Barças e konsideroi mbrojtësin qendror si një kërcënim potencial për mikun e tij, Mascherano, dhe në vitin e Botërorit, “Bosi” nuk mund t’i lejojë vetës mungesën e minutave në fushën e lojës, nëse synon të grumbullohet dhe të aktivizohet te përfaqësuesja e Argjentinës. Kështu, me ndërhyrjen e Messi, Barcelona ka pezulluar afrimin e një mbrojtësi.

Më vonë Messi vuri veton e tij edhe mbi mundësinë e afrimit te Barcelona, të Mesut Ozil. Leo nuk e konsideron futbollistin e Gjermanisë që aktivizohet në Premier League, te Arsenal, si një përforcim të dobishëm për skuadrën, kështu që foli me drejtuesit. Si përfundim, klubi nuk u hodh në sulm për furbollistin e “Topçinjve”. Natyrisht, Messi është i zhgënjyer për faktin që as Di Maria, Dybala, apo Coutinho nuk u bashkuan me Barcelonën këtë verë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme