Messi: Nuk mund ta kalojë edhe një vit pa e fituar Championsin, kjo nuk guxon t’i ndodhë Barcelonës

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 14:32 | Nga

​​Champions League ky është trofeu që Messi e do në sezonin 2018/19.
Për tri vite me radhë, Barcelona është eliminuar nga Champions League në çerekfinale, diçka që Leo Messi thotë se më nuk guxon t’i ndodhë katalunasve.

Messi tregoi se objektivi numër një i Barcelonës sezonin e ardhshëm është pikërisht trofeu i Champions League.

“Jemi eliminuar tre herë me radhë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe kjo nuk guxon të na ndodhë më”, tha Messi.

“Për detaje, për disa gjëra, ne ishim jashtë kundër ekipeve që nuk ishin më të mira dhe kjo vazhdon të na ndodh. Do të tentojmë që kjo të mos përsëritet më. Duam të thyejmë këtë barrierë, pasi nuk guxon ky klub edhe një vit të mbetet pa Champions”, shtoi Messi.

“Barcelona duhet të luftojë për të gjithë titujt gjithmonë. Nuk mund të luajmë vetëm në një garë dhe t’i hedhim poshtë të tjerat. Sezonin e ardhshëm gjithashtu duam Ligën dhe Kupën”.

Barça e ka fituar Championsin për herë të fundit në vitin 2015, ku katalunasit fituan 3-1 përball Juventusit me golat e Rakitic, Suarez dhe Neymar.

Që nga atëherë, Real Madridi ka triumfuar tre herë me radhë, duke u bërë skuadra e vetme që mbron titullin në erën Champions League. /Gazeta Express/

Të ngjashme