Messi nuk pajtohet me vendimin e Klopp për ta mbështetur Van Dijkun për ‘Topin e Artë’ para Manes

Prishtinë | 24 Pri 2020 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Sadio Mane edhe njëherë ka marrë mbështetje e Lionel Messit lidhur me ‘Topin e Artë’, pasi Jurgen Klopp dhe Liverpooli vendosen që në skenë për atë çmim ta vendosin Virgil van Dijkun.

Sipas ‘France Football’, Mane nuk ka qenë aspak i lumtur me trajnerin dhe klubin që publikisht mbështetën Van Dijkun për ‘Topin e Artë’, dhe jo atë.

Van Dijk në fund përfundoi i dyti pas Messit, kurse Mane i katërti pas Cristiano Ronaldos.

Për Leo Messin është për të ardhur keq që Mane përfundoi në atë klub dhe i gjithë faji bie mbi klubin dhe Kloppin, që nuk vendosën publikisht t’i bëjnë më shumë reklamë Sadio Manes lidhur me Topin e Artë, pasi shkëlqeu sezonin e kaluar duke ndihmuar Liverpoolin me gola që të fitojë tre trofe, Champions League, UEFA Super Cup dhe Kupën e Botës për Klube.

“Është për të ardhur keq që Mane përfundoi në vendin e katër”, tha Messi për Canal+.

“Por, mendoj se ka pasur shumë lojtar të mirë vitin që lamë pas”.

“Ka qenë e vështirë për të zgjedhur në përgjithësi lojtarët. Por, unë zgjedh Sadio Manen sepse ai është lojtar që më pëlqen”.

“Mane ka arritur shumë gjëra të mira atë vit për ekipin e Liverpoolit, për këtë e zgjedh atë”.

“Po e përsëris, ka pasur shumë lojtarë të mirë vitin 2019, kështu që ka qenë e vështirë”.

Messi rrëmbeu të gjashtin Top të Artë në karrierë, duke lënë prapa Ronaldon.

Pas fjalëve të mira për Manen, Messi mund ta ketë atë së shpejti në La Liga.

Real Madridi është duke u interesuar për Manen dhe raportohet se është i gatshëm të paguajë 132 milionë funte.

Të ngjashme