Messi nuk shënon kundër Realit në “Camp Nou” që nga viti 2012

Prishtinë | 06 Maj 2018 | 11:36 | Nga

Messi do të kërkojë sonte t’i japë fund pritjes së gjatë në “El Clasico” pa shënuar gol në “Camp Nou” në kuadër të La Ligas.

Lionel Messi është golashënuesi më i mirë në histori të El Clasicove (25), por ai nuk shënon kundër Real Madridit në Camp Nou në kuadër të La Ligas që nga barazimi 2-2 në tetor të vitit 2012 (dy gola Messi, dy gola Cristiano).

Gjatë kësaj kohe, ai ka shënuar vetëm një gol në të gjitha garat kundër Realit në “Camp Nou”, nga penaltia në Superkupën e Spanjës verën e kaluar në humbjen 1-3.

Ai ka shënuar 15 gola në “Santiago Bernabeu”, pothuajse aq sa Cristiano në total në El Clasico (17), por në “Camp Nou” ka festuar vetëm 10 herë dhe sonte do të kërkojë t’i japë fund pritjes së gjatë (5 sezone), kur të takohen nga ora 20:45, shkruan Gazeta Express.

Më së shumti gola në “El Clasico”:

1. Messi (Barça) 25 gola

2. Di Stéfano (R. Madrid) 18 gola

3. Cristiano Ronaldo (R. Madrid) 17 gola

4. Raúl (R. Madrid) 15 gola

5. César (Barça ) 14 gola

Gento (R. Madrid) 14 gola

Puskas (R. Madrid) 14 gola

8. Santillana (R. Madrid) 12 gola

9. Hugo Sánchez (R. Madrid) 10 gola

Juanito (R. Madrid) 10 gola

Samitier ( Barça / Madrid) 10 gola

Basra (Barça) 10 gola

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme